Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Euronews Albania bën sondazh në Tiranë/ Kë duan qytetarët kryeministër në 11 maj

Lapsi.al 30 April 2025
Euronews Albania bën sondazh në Tiranë/ Kë duan

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.

Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.

Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.

Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.

Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %.

Arlind Qorin 3.3 % e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6 % e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur. 

Lulzim Bashën 1.2 % e të pyeturve e shohin si kryeministër.

Matja e tretë e Barometrit për Qarkun e Tiranës e realizuar nga data 11 deri në 22 Prill tregon një trend të ndryshëm nga matjet kombëtare për pëlqyeshmërinë e liderëve politikë.

Edi Rama në Tiranë ka pëlqyeshmërinë 45 %, ndërsa në nivel kombëtar e kishte 49.4 %. Sali Berisha në Tiranë ka 30.2 % pëlqyeshmëri ndërsa në nivel kombëtar ishte 33.5 %. Agron Shehaj në Tiranë është 27.3% në pëlqyeshmëri ndërkohë që në nivel kombëtar ishte 37.3%.

Adriatik Lapaj ka 25% pëlqyeshmëri në Tiranë, ishte 35.1% pëlqyeshmëria e tij në nivel kombëtar. Arlind Qori 23.5% në Tiranë ishte 24 % në nivel kombëtar. Dashamir Shehi është në Tiranë 19.4% në pëlqyeshmëri, ishte 23.1 % në nivel kombëtar. Elena Kocaqi është 10.8 % pëlqyeshmëri në Tiranë ishte 14.9 % në nivel kombëtar.

Tom Doshi në Tiranë e ka mendimin pozitiv 8.7 %, e kishte 20.2 % në nivel kombëtar. Basha 8.2 % pëlqyeshmëri në Tiranë, ishte në nivel kombëtar 9.7 %. Kreshnik Osmani 4.5 % në Tiranë mendimin pozitiv, 5.4 % në nivel kombëtar. Edmond Stojku 3.3 % mendim pozitiv në Tiranë, ishte 4.5 % në nivel kombëtar.

Edhe nëse krahasojmë pëlqyeshmërinë brenda qarkut në 3 matje radhazi, duket qartë që Edi Rama ka rënë në matjen e fundit në pëlqyeshmëri ( 50.3 % Shkurti /50.4% Marsi/45 % Prilli)

Berisha po ashtu ka rënie në pëlqyeshmëri ( 28.2% Shkurt /31.9% Marsi /30.2 % Prilli) Shehaj ka rënë po ashtu në matjen e tretë në pëlqyeshmëri në Tiranë ( 29.9% Shkurt/31.7 % Mars /27.3 % Prill)

Lapaj po ashtu si liderët e mësipërm bie në pëlqyeshmëri në Tiranë në matjen e tretë ( 29.3 % Shkurt/29.7 % Mars /25 % Prill) Arlind Qori bie në pëlqyeshmëri në Tiranë në matjen e tretë ( 25.2 % Shkurt /27.6 % Mars /23.5 % Prill) Basha bie po ashtu në pëlqyeshmëri nga matja e dytë në të tretën në nivelet si në vijim (12.7% Shkurt /10% Mars /8.2 % Prill)

Një nga argumentet kryesor të debatit publik nisur nga narrativa politike e fushatës së Edi Ramës ka qenë diskursi me bazë gjinore. Qasja e tij në mbështetje të grave merr një konfirmim nga analiza e shifrave edhe në matjen e tretë të Barometrit për Qarkun e Tiranës.

Në matjen e pëlqyeshmërisë së tij në këtë qark për herë të tretë, rezulton se shumica e atyre që e pëlqejnë Ramën apo kanë mendim pozitiv për të janë gra, në shifra rezultojnë 8.1 % më shumë se burrat (40.8 % burra /48.9 % gra )

Në pyetjen për kandidatin e preferuar për Kryeministër konfirmohet po ashtu e njëjta gjë epërsia e grave që e zgjedhin si kandidat për Kryeministër Edi Ramën. Ato janë 8% më shumë se burrat (35.9 % burra /43.9% gra )

Edhe në zgjedhjen e PS si partia e duhur për të qeverisur vendin rate janë në shumicë në Qarkun e Tiranës, 9.1 % më shumë se burrat ( 37% burra /46.1 % gra )

Në parashikimin e zgjedhjeve për 11 Majin në matjen e Qarkut të Tiranës konfirmohet e njëjta dukuri për Partinë Socialiste. Shumica e atyre që parashikojnë fitoren e PS në 11 Maj janë gra, 4.1 % më shumë sesa burrat (48.9 % burra / 53% gra).  /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI