Flash

Berisha në Astir: Pjesa e Tiranës e braktisur nga qeveria, pa shkollë e çerdhe

Lapsi.al 30 April 2025
Berisha në Astir: Pjesa e Tiranës e braktisur nga qeveria, pa

Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte në zonën e Astirit në Tiranë ku kujtoi protestat e banorëve kundër prishjes së shtëpive të tyre. Ai tha se kjo zonë është braktisur nga qeveria pasi nuk ka asnjë shkollë apo çerdhe për fëmijët.

“Jam sot para jush për t’u garantuar ju, banorëve të Astirit, se në projektin e qeverisë së ardhshme, adresimi me urgjencë i të gjitha problemeve të krijuara nga urrejtja që qeveria e Edi Ramës ka shfryrë ndaj kësaj zone, nga injorimi dhe bojkoti që i ka bërë, do të jetë përparësi e madhe. Garanci për këtë do jenë deputetët tuaj, kryetari i PD tuaj, do të jetë Sali Berisha.

Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Të imagjinosh një zonë kaq të madhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë çerdhe, do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët dhe ai që urren fëmijët, ai është ligësi e të gjitha ligësive. Të lësh një territor kaq të gjerë, një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë, do të thotë të urresh fëmijët, shkollimin e tyre, të ardhmen e tyre. Do të thotë të jesh i aftë për shumë krime, por Edi Rama nuk habit njeri” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI