Flash

Vrasja e Renatos në Vlorë/ Dyshime se u porosit nga Dubai, një i ndaluar në Tiranë

Lapsi.al 30 April 2025
Vrasja e Renatos në Vlorë/ Dyshime se u porosit nga Dubai, një i

Një person, që dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt mëngjesin e 27 prillit në Vlorë, është vënë në pranga në kryeqytet. Ai është nga Tropoja, merrej me shitje pronash dhe njihet si mik i Sidorel Prendit (Rohan Brahimit), sipas asaj që raportojnë shumë media.

Arrestimi i tij erdhi pas hetimit të policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Rezulton se këtë makinë tropojani ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, ku dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Policia është duke thelluar hetimin për të mbërritur tek emri i ekzekutorit, i cili ende nuk është identifikuar. Duket se edhe viktima i druhej një sulmi pasi kishte shtuar masat e sigurisë. Ne banesën e tij rreth dy muaj më parë kishte instaluar në çdo cep kamera sigurie, të cilat filmuan ngjarjen dhe makinën e autorit. Por, frikën për sulm të mundshëm nuk e kishte raportuar në polici.

Kamerat e sigurisë në zonën e lagjes Hajro Çakërri ku 58-vjeçari u ekzekutua me tre plumba kanë fiksuar një person të maskuar me maskë dhe me kapele që mbulon pjesën me të madhe të fytyrës, i cili dyshohet se mund të jetë autori apo ndonjë nga autorët e vrasjes.

Sipas policisë që ende nuk ka një informacion zyrtar , operacioni për arrestimin e personave është përqëndruar edhe në rrethe të tjera të vendit ku dyshohet se mund të jenë autorët e vrasjes së 58-vjeçarit. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të shtëna nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.

Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarre. Policia po heton të shkuarën e viktimës, i cili nuk ka qenë i skeduar në listat e policisë si person me probleme me ligjin. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI