Flash

SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të votohej sot

Lapsi.al 30 April 2025
SONDAZHI/ Si do të ndaheshin votat në Tiranë nëse do të

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërisht si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës nga Barometri sjell edhe rezultatin e prirjes së votës sipas mendimit të qytetarëve që janë pyetur. Sipas këtij rezultati: Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot ( 11 -22 Prill ):

39.3 % e të pyeturve do të votonin Partinë Socialiste.

26 % do të votonin ASHM-Sali Berisha.

7.4 % e të pyeturve do të votonin Partinë Mundësia.

6.5 % do të votonin Nisma – Shqipëria Bëhet.

3.4 % do të votonin Lëvizjen Bashkë.

1 % do të votonin KEA-Lulzim Basha.

15 % e të pyeturve janë ende të pavendosur se për kë do të votonin.

Nëse krahasojmë të dhënat e tre matjeve për Qarkun e Tiranës dhe prirjen e votës si rezultat kuptojmë që: ka një rritje të lehtë të PS, ASHM, Mundësia, Nisma –ShB në prirjen e votës, ruan të njëjtat shifra Lëvizja Bashkë, dhe të pavendosurit bien dukshëm në matjen e tretë ( 23.9 % Shkurt /17.9 % Mars /15 % Prill)

Nisur nga këto të dhëna të prirjes së votës në matjen e tretë politike për Qarkun e Tiranës, Barometri sjell projekionin e votës ose potencialisht si mund të ndahet vota e qarkut të Tiranës nga subjektet që janë në garë.

Sipas këtij projeksioni :

Partia Socialiste në 11 Maj mund të marrë potencialisht 46,2% të votave +-2% (44.2%-48.2% )

Aleanca Për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj mund të marrë potencialisht 30.6 % të votave +-2 % (28.6 % -32.6%)

Partia Mundësia në 11 Maj mund të marrë potencialisht 8.7% të votave +-1.5% (7.2%-10.2%)

Nisma –Shqipëria Bëhet mund të marrë potencialisht në 11 Maj 7.6 % të votave +-1.5% (6.1 % -9.1 %)

Lëvizja Bashkë mund të marrë në 11 Maj potencialisht 4% të votave +-1% (3% -5 %)

Koalicioni Euroatlantik mund të marrë potencialisht në 11 Maj 1.2% të votave +-1% (0.2% -2.2 %).

/Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI