Flash

Zegjineja e Roskovecit denoncohet për shkelje të ligjit të zgjedhjeve

Lapsi.al 23 April 2025
Zegjineja e Roskovecit denoncohet për shkelje të ligjit të

Me fuqinë që u jep pushteti prej 12 vitesh, socialistët e kanë të vështirë të bëjnë dallimin mes zyrës elektorale dhe institucioneve shtetërore. Kandidatja e PS për Roskovecin, Zegjine Çaushi, është kapur mat duke bërë fushatë brenda një shkolle publike, sikur të ishte salla e partisë.

“Qëndresa Qytetare” ka dorëzuar kallëzim në KQZ, bashkë me fotot që e tregojnë Çaushin duke përdorur klasat e shkollës për vota, jo për mësim.

Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

Por s’mbetet pas as ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili – gjithmonë sipas “Qëndresës” – përdorte për transport të materialeve zgjedhore makinën zyrtare të ministrisë.

Shteti për këtë muaj dihet se është në shërbim të fushatës dhe për PS-në kjo nuk është shkelje, por thjesht “shërbim publik”. Mbetet për t'u parë nëse Ilirjan Celibashi do të mund të bëjë diçka për ta frenuar këtë fenomen.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI