Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Berisha: Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha: Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë homazhe për Papa Franceskun, pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), ku la një mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve, me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë.

Në një deklaratë për mediat. Berisha tha se Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes, ndërsa vizitën e tij në Shqipëri e cilësoi një ngjarje të jashtëzakonshme.

"Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papën Françesku.

Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar. Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë. Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëria. Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës.

I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë. Së dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë.

Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur. Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera," tha Berisha.

Të këshilluara

Studimi/ Gratë dëgjojnë më mirë se burrat

Përshtypja se gratë shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se burrat, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë. Sipas...

22:49

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI