Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Prapaskenat/ Kush e bindi Trump të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut

Lapsi.al 22 April 2025
Prapaskenat/ Kush e bindi Trump të marrë pjesë në funeralin

Shtëpia e Bardhë ka zbatuar protokollin e miratuar në rast të vdekjeve që konsiderohen të rëndësishme. Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për të valëvitur flamujt kombëtarë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat federale, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin. Pas kësaj, filloi një ditë që ishte surreale në disa momente.

Trump postoi menjëherë një mesazh të shkurtër ngushëllimi në platformën e tij "TRUTH" dhe më pas u shfaq në kopshtin e rezidencës presidenciale, ku gjithçka ishte gati për festën tradicionale "Easter Egg Roll". Bëhet fjalë për një garë mes fëmijëve. Fituesi është ai që kalon vijën e finishit duke shtyrë vezët e dekoruara të Pashkëve me një shkop. Me këtë rast, mijëra njerëz mund të shikojnë lojërat nga parku publik që kufizohet me lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Askujt nuk i shkonte mendja se festa mund të anulohej ose të paktën të shtyhej për shkak të zisë. Ndoshta sepse do të ishte e ndërlikuar të menaxhoje turmën tashmë të mbushur pranë barrierave.

Por sigurisht që toni i përdorur nga Trump mund të kishte qenë i ndryshëm. Rreth mesditës, ai mori fjalën nga ballkoni me pamje nga hapësira e gjelbër. Ai lavdëroi Françeskun, si një “burrë të mirë”, ndërsa pranë tij një djalë i veshur si lepur vazhdonte të lëvizte veshët e mëdhenj dhe të përshëndeste fëmijët. Askush nuk i tha asgjë lepurit.

Festa vazhdoi sipas planit. Presidenti iu afrua rrethimit ku qëndronin gazetarët dhe kamerat. Njëri e pyeti: "A do të shkosh në funeralin e Papës?" Trump u përgjigj: “Nuk e di ende. Do të flasim për këtë. Do të duhet të shohim nëse ka kohë”. Dihej tashmë që në mëngjes se varrimi do të bëhej gjatë fundjavës: të premten ose, siç u vendos më vonë, të shtunën.

Çfarë ishte kaq urgjente në axhendën e Trump për fundjavën? Arratisja e zakonshme në një nga vendpushimet e tij për të luajtur golf.

Në orët që pasuan, dikush nga këshilltarët ose ministrat duhet t'i ketë vënë në dukje presidentit se ai do të ishte i vetmi nga liderët e mëdhenj perëndimorë që do të humbiste një moment historik.

Kush e bindi Trumpin në fund? Hipoteza të ndryshme qarkullojnë. E para përfshin Zv.Presidentin J.D. Vance, udhëheqësi i fundit që ka takuar Papën. Vance, shumë katolik, duhet të ketë këmbëngulur në nevojën për të shkuar në Romë dhe, nëse ishte e nevojshme, do të ishte gati të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në vend të Trump. Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjithashtu theksoi se nuk do të ishte e përshtatshme të lihej bosh vendi i rezervuar për Amerikën.

Në orën 15:58, Trump mori vendimin e tij, duke njoftuar me entuziazëm praninë e tij në funeral, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania. Tashme, me maturi dhe edhe pak siklet, diplomatët evropianë po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të përpiqen të organizojnë takime menjëherë pas meshës në Shën Pjetër. Për shembull, një samit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, i propozuar javën e kaluar nga Giorgia Meloni në bisedën e saj me Trump. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI