Flash

Përgjigjja/ A mund të zgjidhet Papë një grua?

Lapsi.al 22 April 2025
Përgjigjja/ A mund të zgjidhet Papë një grua?

Të gjithë po flasin për atë që do të pasojë Papa Franceskun. A mund të jetë një grua? Përgjigja e shkurtër është “jo”. Vetëm burrat katolikë që janë pagëzuar mund të konsiderohen kandidatë për t'u bërë Papë.

Në teori, i tillë mund të jetë çdo burrë i pagëzuar, por në praktikë, kardinalët preferojnë të zgjedhin një prej tyre. Përveç kësaj, vetëm burrat mund të shugurohen si prift në Kishën Katolike.

Një argument është se 12 dishepujt e Jezusit ishin të gjithë burra, prandaj duhet të jenë burra ata që drejtojnë Kishën. Por argumente janë paraqitur edhe për shugurimin mashkullor dhe atë femëror.

Për shembull, në mësimet e krishtera, burrat dhe gratë janë bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, prandaj të dy janë të barabartë përpara Perëndisë dhe kështu duhet të shugurohen në mënyrë të barabartë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI