Flash

Berisha çon në maksimum presionin ndaj bandave kriminale

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha çon në maksimum presionin ndaj bandave kriminale

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar sërish bandat kriminale që kërcënojnë qytetarët për t’u marrë votat për zgjedhjet e 11 majit, se me ardhjen në pushtet do i shpallë organizata terroriste.

“Ju kriminel që nga banda e Erion Velisë, shndërroheni në banda të të tjerëve, mos kërcënoni qytetarët e Vorës. Ju jap fjalën e nderit, vend mbi tokë nuk do kenë për terroristë”, tha Berisha, ndërsa shtoi se ata do përfundojnë në burg si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Ju garantoj, se te Erioni do shkoni dhe bashke me ju do vij dhe Edi aty”, tha kreu i PD.

Më tej Berisha u zotua se javën e parë të qeverisë, këtë grupë do shpallen organizatë terroriste dhe forca e ligjit do jetë e pamëshirë ndaj tyre.

“Vidhni, plaçkitni me ndihmën shtetit çdo ditë, dhe tani dilni të trembni qytetarët për vota, mjerë ju ç’do pësoni”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ju kriminel që nga banda e Erion Velisë, shndërroheni në banda të të tjerëve, mos kërcënoni qytetarët e Vorës. Ju jap fjalën e nderit, vend mbi tokë nuk do kenë për terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeriu që s’ka ligj e moral për karrigen e tij dhe bëheni ushtarë të tij.

Ju garantoj, se te Erioni do shkoni dhe bashke me ju do vij dhe Edi aty. Ju garantoj, se javën e parë të qeverisë, do shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, shtetit do jetë e pamëshirë ndaj jush. Vidhni, plaçkitni me ndihmën shtetit çdo ditë, dhe tani dilni të trembni qytetarët për vota, mjerë ju ç’do pësoni, në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni. Soji juaj do shpallet terroristë.

Nuk ka guxim më të madh se ai i qytetarëve të lirë, të lirë na bën vota e 11 majti, ndaj të bashkohemi të gjithë, të votojmë për Vorën, Shqipërinë. Ju garantoj se qeveria, do te rindërtoj infrastrukturën në të gjitha skajet e kësaj Bashkie. Garantoj Kasharin se në reformën territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI