Flash

Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës: Përndiqte pasardhësin

Lapsi.al 23 April 2025
Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës: Përndiqte

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se ka arrestuar “në flagrancë Irini Shehun, 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Ruzhi Deda. Ajo ka qenë drejtore e Spitalit të Dibrës.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Përndjekja" – thuhet në njoftim.

Shehu u largua nga detyra pasi dhunoi shefin e financës, Shaban Uklala duke e goditur atë me një kapëse letrash. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Anila Denaj.

Vendin e Shehut e zuri Deda, por mesa duket edhe ai nuk po gjente qetësi. Rruzhdi Deda është edhe kryetar i Partisë Socialiste së Dibrës ndërsa mbante edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI