Flash

Berisha në Fier bën akuza të forta ndaj Ballukut

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha në Fier bën akuza të forta ndaj Ballukut

Kryedemokrati Sali Berisha ishte në Fier ku prezantoi kandidatët për deputetë. Ai bëri akuza të forta për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe drejtuese e qarkut për socialistët.

“Ku do i gjejmë ne paratë? Paratë janë tuajat, janë taksat tuaja. Ne, para së gjithash do ua kthejmë ato ju. Ne i kemi paratë se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë që të zhduken 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, të mos ketë tullë as nishan.

Dhe kjo Lubi Balluku që keni këtu, kjo paguhej me taksat tuaja njësinë e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit. Por Lubia, 5 vite, 6 vite, nuk bëri asnjë raport për asnjë situacion, për asnjë zhvillim, për djegësin e Tiranës. Ja, ajo që u vjen me xhingla e mingla.

Nuk e bëri se paratë i merrte Rama. Ajo e dinte se paratë që jepeshin shkonin në kontot bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Nuk do ndodhë kurrë që kryeministri të udhëtojë me avion në dispozicion privat. Jo, do të udhëtojë si ju.

Kam një lutje për nënat, gratë dhe motrat e Mallakastrës. Mendoni një moment këtë Lubinë që vjen e sillet këtu sikur të ishte badigardi i Edi Ramës për të mashtruar për t’u marrë ju votat, a e dini ju të nderuar zonja dhe zonjushe, se ajo për lavash të makinës së vet harxhon, me dokumente 10 mijë euro çdo muaj.

Nuk kisha dëgjuar kurrë që të shpenzohen vetëm për lavash mujor 10 mijë euro për BMË-në e saj. Por kjo tregon se për këta njerëz, për këtë grup, ju nuk ekzistoni. Pensionisti nuk ekziston. Qytetari nuk ekziston. I riu është për t’u flakur nga Shqipëria sepse voton kundër tyre” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI