Flash

Del një tjetër sondazh/ Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot

Lapsi.al 16 April 2025
Del një tjetër sondazh/ Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet

Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.

Në matjen e dytë politike për Qarkun e Tiranës, nuk mund të mungonte pyetja më politike ose siç quhet në gjuhën e sondazheve “prirja e votës”.

Pyetjes: Për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars -03 Prill) 

Qytetarët e qarkut më të madh të vendit përgjigjen si më poshtë:

38.9% do të votonin Partinë Socialiste, 25.2% do të votonin Aleancën Shqipëria Madhështore (PD)

6,1 % do të votonin Nisma Shqipëria Bëhet, 6.1 % do të votonin Partinë Mundësia, 3.4 % do të votonin Lëvizja Bashkë, 2.4% e të pyeturve kanë zgjedhur një nga partitë e tjera në listën e subjekteve garuese për 11 Majin.

Ndërkohë 17.9% e të pyeturve janë të pavendosur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars – 03 Prill)

Nëse krahasojmë dy matjet politike për Tiranën dhe përkatësisht prirjen e votës tek të dyja na rezulton se: Partia Socialiste është rritur me 3.7 pikë, Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur me 0.6 pikë, Nisma Shqipëria Bëhet është rritur me 0.4 pikë, Partia Mundësia është rritur me 1.7 pikë, Lëvizja Bashkë është rritur me 0.6 pikë. Ndërkohë të pavendosurit janë zvogëluar me 6 pikë nga matja e parë në matjen e dytë. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI