Flash

Vendimi/ Greqia shtrin në 12 milje kufijtë detare në Mesdhe

Lapsi.al 16 April 2025
Vendimi/ Greqia shtrin në 12 milje kufijtë detare në Mesdhe

Greqia vendosi këtë të mërkurë që zyrtarisht dhe për herë të parë të përcaktojë kufijtë e shelfit të saj kontinental. Me këtë vendim Greqia shtyn hapësurën e saj në det nga 6 në 12 milje. Në këtë mënyrë Athina ka shfuqizuar në thelb memorandumin turko-libian mbi të cilin Ankaraja mbështet pretendimet e saj në Mesdheun Lindor.

Ky vendim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Jashtme të Turqisë që i konsideroi këto veprime si të njëanshme dhe që shkelin të drejtat e Turqisë në Egje dhe Mesdhe.

Menjëherë më pas, gazeta turke “Milliyet” publikoi një hartë, e cila përdorur “metodën e vijës së mesit” ndërmjet rajoneve kontinentale të dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Greqisë George Gerapetritis i është përgjigjur kësaj duke thënë se “ka vetëm një zgjidhje, ajo është nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për referimin e kontestit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”. Tensioni mes dy vendeve është i lartë.

“Protothema” shkruan se me ndarjen e re pretendimet e Greqisë shkojnë në 12 milje edhe në detin Jon. Është e paqartë se si do të ndikojë ky vendim në përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë. Tirana zyrtare nuk ka reaguar ende. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Llogara, era favorizon flakët

Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë për...

17:58

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI