Flash

Parlamenti i Serbisë miraton qeverinë e re, Gjuro Macut emërohet kryeministër

Lapsi.al 16 April 2025
Parlamenti i Serbisë miraton qeverinë e re, Gjuro Macut emërohet

Kuvendi i Serbisë ka miratuar formimin e qeverisë së re, duke zgjedhur Gjuro Macut si kryeministër. Propozimi për qeverinë e re u miratua me 153 vota pro, ndërsa 46 deputetë votuan kundër. Në seancë munguan gjithsej 51 deputetë.

Macut para deputetëve paraqiti programin e tij, duke theksuar se politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Ai siguroi se do të vazhdohet me politikën e stabilitetit makroekonomik që është ndjekur deri tani, duke ruajtur balancat e nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeveria e re do të përbëhet nga 30 ministra, shumica e të cilëve ishin pjesë e kabinetit të mëparshëm të kryeministrit Milosh Vuçeviç, i cili dha dorëheqjen për t’i hapur rrugë qeverisë së re. Ndërkohë, ai ka premtuar se do të vazhdojë përpjekjet për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe për të përmirësuar standardet e jetesës në vend.

Lexo më tej: Qeveria e re e Kosovës, lista serbe mohon zërat për mbështetje ndaj Vetëvendosjes 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI