Flash

Celibashi tregon sa do presim për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

Lapsi.al 15 April 2025
Celibashi tregon sa do presim për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

Mëngjesin e së dielës së 11 Majit qytetarët shqiptarë do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për të formuar kështu qeverinë e re, e cila do të jetë në pushtet për një mandat 4-vjeçar.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here të gjithë shqiptarët e diasporës që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nga shteti ku jetojnë. Ndërkohë që shpërndarja e fletëve të votimit ka nisur në disa prej tyre.

Duke u përqendruar pikërisht tek zgjedhjet e 11 Majit nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi për publikun se si do të zhvillohet procesi i votimit. Në studio ai soli gjithashtu dhe një shembull të fletës së votimit. I pyetur nga Fevziu, Celibashi tregoi se kur mund të jetë gati rezultati për partitë politike dhe kandidatët e listave të hapura.

Celibashi u shpreh se dita e martë pas zgjedhjeve do të jenë mbyllur rezultatet. Ai gjithashtu theksoi se do të ketë edhe rezultatet e shpërndarjes së mandateve për kandidatët në listën e hapur.

"Besoj se pa u mbyllur dita e martë do të kemi rezultatet si për partitë politike ashtu edhe për shpërndarjen e mandateve për kandidatët në listën e hapur. Do përpiqemi që të jemi brenda parashikimeve të ligjit. E kemi bërë dhe në vitin 2021, që edhe rezultatet për partitë politike dhe koalicionet, por edhe kandidatët në listën e hapur t’i kishim rezultatet.

Votim elektronik do të ketë vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Është një projekt pilot në fakt. E kemi diskutuar me partitë politike (për të bërë të gjithë Tiranën) dhe akoma nuk ka një besim. Ka hezitim" - tha Celibashi. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI