Flash

"Lanë nam" Kurti sulmon opozitën për dështimin e seancës në Kuvendin e Kosovës

Lapsi.al 15 April 2025
"Lanë nam" Kurti sulmon opozitën për dështimin e

Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti akuzoi opozitën se ka penguar një proces formal e teknik, duke vënë në pikëpyetje respektimin e rendit demokratik.

Sipas tij, deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, një hap procedural që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së dhe që i hap rrugë betimit të deputetëve dhe formimit të institucioneve të reja.

“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike,” shkroi Kurti, duke e quajtur situatën të paprecedentë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Ai theksoi se ndërsa qeveria e tij ka qeverisur “mbarë e mirë”, opozita “la nam dhe bën lajm të keq për shtetin”.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, u shpreh Kurti.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI