Flash

Albana Vokshi në gjykatën e posaçme për denoncimin ndaj Vilma Nushit

Lapsi.al 15 April 2025
Albana Vokshi në gjykatën e posaçme për denoncimin ndaj

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it.

Në një prononcim për mediat pas seancës, Vokshi deklaroi se gjyqi u shty me kërkesë të prokurorit, të cilin e ironizoi duke thënë: “kishte çështje më të rëndësishme se kjo që ka interes publik.” Deputetja shtoi se ndonëse kishte përgatitur një sërë provash për ta dorëzuar në seancë, nuk iu dha mundësia për shkak të kërkesës për ndërprerje nga prokuroria.

“Jam këtu, meqë nuk më lanë të jepja provat që kisha përgatitur sepse prokurori kërkoi që të ndërpritej seanca… Jam këtu për t’ju vërtetuar kush është shëndetësia falas,” deklaroi Vokshi para gazetarëve.

Ajo pretendoi se koncesioni i dhënë Vilma Nushit është i mbushur me shkelje dhe abuzime në çdo hap të tij, duke theksuar se sipas kontratës, kompania e Nushit duhej të ndërtonte 20 laboratorë me akses publik, por në realitet janë ndërtuar vetëm tre – dhe ato në pronë private.

“Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.”

Sipas saj, 10 laboratorë të tjerë janë nënkontraktuar në kundërshtim me marrëveshjen fillestare. “10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.” Më tej, ajo shtoi se “për çdo analizë do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë.”

Vokshi gjithashtu deklaroi se afati i koncesionit ka përfunduar në janar, por Vilma Nushi vijon të paguhet pavarësisht mungesës së një amendimi kontrate: “Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate.”

Deputetja bëri të ditur se është duke përgatitur një kallëzim penal të ri, që do të përfshijë jo vetëm Vilma Nushin, por edhe ish-ministrin Ilir Beqaj, ministren aktuale Ogerta Manastirliu dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin” u shpreh ajo.

Duke e lidhur këtë çështje me zgjedhjet e 11 majit, Vokshi përfundoi me një paralajmërim: “Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë.”

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme është caktuar për datën 24 prill, ora 09:00.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI