Flash

Mbyllet afati i aplikimeve/ Zbulohen kandidatët për drejtorin e ri të RTSH-së

Lapsi.al 15 April 2025
Mbyllet afati i aplikimeve/ Zbulohen kandidatët për drejtorin e ri

Aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së janë mbyllur ditën e sotme sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të RTSH. 13 janë kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së. Mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili.

Pas periudhës së aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet në një mbledhje të dytë dhe do të vazhdojë me procesin përzgjedhës. Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH, një hap i rëndësishëm për sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të Televizionit Publik Shqiptar në vitet në vijim.

Aplikantët për Drejtorin e RTSH: Gëzim Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuxa, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj dhe Enrik Mehmeti. 

Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi më 1 prill të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit rrëzuan të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces. Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues. 

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI