Flash

"Kazani po zien për McGonigal" Berisha sfidon Ramën për udhëtimin në SHBA

Lapsi.al 15 April 2025
"Kazani po zien për McGonigal" Berisha sfidon Ramën për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë sot nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se mund të kalojë oqeanin “sa herë të dojë” për të shkuar në SHBA. Për Berishën, këto janë fjalë boshe që nuk vlejnë as për debat.

“Të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike t’i përgjigjem atij. Unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrimin elementar ndaj qytetarëve të paraqitemi para gazetarëve,” u shpreh Berisha përpara mediave.

Ai theksoi se Rama është larg transparencës dhe llogaridhënies, duke e krahasuar sjelljen e tij me atë të ish-Presidentit amerikan Donald Trump: “Dje, pardje, lexova një artikull. Presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve, nga 20 janari deri tani, 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në 4 vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë dhe anti-media, nuk ja vlen ta konsiderosh për asgjë atë.”

Berisha ndaloi edhe tek ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke e përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë si person të diskredituar në SHBA. “Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj që të paraqitet para drejtësisë amerikane.”

Në vijim të deklaratës, Berisha aludoi se vizita e fundit e Blinken në Tiranë kishte si qëllim të ndihmonte Ramën për të zhdukur gjurmët e aferës McGonigal: “I them gjithashtu se nëse Blinkeni bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo jo, për t’i mbuluar skandalin McGonigal Ramës, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha.”

Berisha përmbylli reagimin me një tjetër thumb politik: “Kazani po zien dhe kjo është përgjigjja ime për sa tha Rama.”

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI