Flash

Rrëfimi i vrasësit të Ilaria Sulës: “I rashë me thikë nga pas.. bërtiti pak”

Lapsi.al 15 April 2025
Rrëfimi i vrasësit të Ilaria Sulës: “I rashë me

Pasi vrau Ilaria Sulën, 23-vjeçari Mark Samson, ish-i dashuri i saj, u përpoq të mashtronte të gjithë duke i bërë të besonin se ajo kishte ikur me një djalë tjetër. Kjo ka dalë në dritë nga kopjet e sekuestruara nga hetuesit e seksionit të vrasjeve në Policinë e Romës, laboratorit të kriminalistikës dhe komisariatit të San Lorenzos, të cilët po hetojnë vrasjen e 22-vjeçares në banesën e Samson, ndërsa prindërit e tij ishin në shtëpi.

Në një rrëfim tronditës, të dhënë para prokurorit publik dhe gjyqtares hetuese Antonella Minnuni, Samson tregoi me qetësi dhe gjakftohtësi aktin e femicidit që ka kryer: “I dhashë dy goditje me thikë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk kuptoi asgjë, bërtiti pak.”

“Vdiq menjëherë” Në atë moment gjyqtarja, gjatë një seance që zgjati pesë orë, e pyet Samsonin: “Pra, ajo vdiq menjëherë?” Samson përgjigjet: “Vdiq menjëherë.”

Gjyqtarja vazhdon me një tjetër pyetje: "Më pas, ti gjendesh me trupin e Ilarias në dhomën tënde pa jetë, në orën 11 të mëngjesit të datës 26 mars. Çfarë bëre?” “E vendosa në dy thasë, që kisha në kuzhinë,” përgjigjet Samson.

“Dalëngadalë – thotë ai mes lotësh – po kuptoja çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se vetja. Atëherë më kujtohet një shprehje që më tha gjyshi im para se të vdiste: ‘Për gjithçka ka një zgjidhje, përveç të vdekurve’.”

“E fsheha brenda një valixheje”- “Kontrollova nëse ishte gjallë Ilaria – vijon ai – por kishte vdekur, ishte në tokë, i vendosa një thes mbi kokë deri në bel, pastaj mbeta aty i ngrirë dhe i traumatizuar për atë që kisha bërë. Ndihesha bosh. Atëherë vendosa ta fsheh brenda një valixheje që gjeta në dhomën e prindërve të mi. Më pas e nxora nga dhoma ime (në korridor), pasi e kisha mbështjellë me dy thasë të tjerë, një mbi kokën e valixhes dhe tjetrin te këmbët.”

Sipas rezultateve paraprake të autopsisë, nuk përjashtohet që para se ta godiste për vdekje me thikë, Samson ta ketë goditur për ta lënë pa ndjenja ish-të dashurën e tij.

Mashtrimi në chat duke u shtirur si Ilaria- Por nuk mbaron këtu. Samson dyshohet se ka çuar mesazhe mashtruese përmes chat-it, duke u shtirur si Ilaria në biseda me shoqet e saj. Në një prej mesazheve të zbuluara nga hetuesit, ai shkruan: “Sofi, nuk e di nëse po bëj një marrëzi, por po shkoj në shtëpinë e një tipi që kam njohur në rrugë.” Bisedat mes shoqes së Ilarias dhe Mark Samson, i cili kishte marrë identitetin e ish-të dashurës së tij, datojnë më 26 mars, menjëherë pas vrasjes së studentes.

Fotoja e një djali tjetër me trupin e zhveshur - Gjatë përpjekjes për të devijuar hetimin, në fillim të bisedës, shoqja e Ilarias duket se beson se po flet me të vërtetë me të. Në një moment ajo i shkruan:

“Ki kujdes.” Në përgjigje, Samson i dërgon një foto të një djali me bust të zhveshur, ulur në një lisharëse. Më pas, duke u shtirur si Ilaria, ai shkruan:

“Jemi parë te dalja e La Sapienza dhe më pyeti nëse doja të dilnim sot, ashtu kot. Kam bërë diçka të keqe”

Shoqja e pyet më pas: “Pra? E bëtë?”

“Ilaria” e rreme i përgjigjet: “Kam bërë diçka të keqe.”

Kur shoqja i kërkon t’i dërgojë vendndodhjen dhe të bëjnë një video-thirrje, përgjigja është: “Nuk mundem ciccia, më fal, jam në mut…, por do dal vetë prej saj.”

Dhe kështu farsa bie poshtë. Mesazhi i fundit që i dërgon shoqja është: “Të përshëndes, kushdo që të jesh.”/Përshtatur nga TGCOM

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI