Flash

Rama thotë se do ndërtojë 3 stadiume të reja... me siguri me kullë

Lapsi.al 16 April 2025
Rama thotë se do ndërtojë 3 stadiume të reja... me siguri me

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.

Po ashtu Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur -siç tha ai- finale të nivelit ndërkombëtar.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar.

Besoj që nuk mund të rrime në vend numëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu tha se tashmë është zgjidhur problemi i kampioneve, të cilët nuk do të enden më rrugëve pasi FA kanë ndërtuar një sistem gradash që i kthen ata në asete.

Kreu i qeverisë premtoi edhe rritje për buxhetin në komitetin olimpik dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të komitetit olimpike. Ka ardhur koha që të ulemi dhe të mbyllim edhe çështjen e ligjit te sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne nga ana financiare, por sot është e mundur. Më e mira është përpara dhe besoj se kështu është. Nëse sot ne kemi”, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se Durrësi do të shndërrohet një kompleks akademish sportive, pasi aty pritet që përveç akademisë së Manchester City të krijohet edhe akademia e tenisit dhe ajo e NBA.

“Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

Zjarr në Llogara, era favorizon flakët

Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë për...

17:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI