Flash

Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Lapsi.al 16 April 2025
Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet

Nga Edmond Hoxhaj

Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm.

I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. Gjyqtarja Elsa Ulliri urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e Kokës për këtë çështje, lirim i cili pengohet nga dy dënime të mëparshme për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit.

E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me

80 orë punë me interes publik. Ndërsa Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale. Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Kompania koncesionare e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët famëkeqë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Megjithatë, gjatë konkluzioneve përfundimtare në muajin shkurt, SPAK kërkoi dënime minimale për të pandehurit, dënime që u zbutën më tej edhe në gjykatë.

Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike e konsideroi vendimin e së mërkurës “një thërrime” në raport me përgjegjësitë e atyre që e ideuan, miratuan dhe zbatuan skemën e korrupsionit në këtë kontratë.

Tabaku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit në lidhje me këtë aferë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari atë./ BIRN

Të këshilluara

Zjarr në Llogara, era favorizon flakët

Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë për...

17:58

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI