Flash

Deklarimi i pasurisë, mbi 2200 gjoba për zyrtarë të lartë

Lapsi.al 16 April 2025
Deklarimi i pasurisë, mbi 2200 gjoba për zyrtarë të

Funksionarët e lartë publikë vijojnë të kenë problematika dhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tyre.

Në përmbushje të objektivave të veprimtarisë së tij, lidhur me ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimin administrativ për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, si dhe konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, përgjatë vitit që lamë pas, ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 817 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme.

Konkretisht, Inspektorati i Lartë, përgjatë periudhës raportuese, ka pasur objekt verifikimi deklaratat e interesave privatë për subjektet në funksionet si deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, titullarë të institucioneve publike, prokurorë/gjyqtarë, si dhe nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të administratës publike.

Referuar raportit vjetor të këtij institucioni, për periudhën raportuese, janë në total 101 masa administrative “gjobë”, pas pasaktësive të konstatuara në deklaratat e bëra.

Ndërsa për periudhën 2014 - 2024 janë aplikuar në total 2,231 masa administrative “gjobë”, të cilat, në një pjesë të konsiderueshme janë ekzekutuar në mënyrë vullnetare apo janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative.

Nga ana tjetër, Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj.

Për vitin e kaluar, janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI