Flash

Aksident në aksin rrugor Kukës-Krumë, 3 të plagosur

Lapsi.al 16 April 2025
Aksident në aksin rrugor Kukës-Krumë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kukës-Krumë”. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 persona.

Policia bën me dije se mes të plagosurve janë dy shoferët dhe një pasagjere. Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftim:

Kukës/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, automjeti me drejtues shtetasin M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja A.A, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

Zjarr në Llogara, era favorizon flakët

Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë për...

17:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI