Flash

Berisha: Gjykata ka urdhëruar SPAK të hetojë vilën e Ramës në Surrel

Lapsi.al 16 April 2025
Berisha: Gjykata ka urdhëruar SPAK të hetojë vilën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se një gjykatës i ka kthyer SPAK dosjen për hetimin e vilës së kryeministrit Edi Rama në Surrel, në periferi të Tiranës. Duke folur para qytetarëve dhe simpatizantëve të njësisë nr. 5 në Tiranë, Berisha tha se SPAK e kishte mbyllur çështjen e denoncuar nga aktivistja Adriana Kalaja, por një gjykatës e ka kthyer mbrapsht duke urdhëruar vijimin e hetimeve.

“Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës nuk mund të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë i takon vetëm Skapit. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI