Flash

Berisha në Itali: Pasaporta europiane e Ramës ka fytyrën e Suel Çelës, Çyrbes, Bajrit

Lapsi.al 13 April 2025
Berisha në Itali: Pasaporta europiane e Ramës ka fytyrën e Suel

Në fjalimin me shqiptarët e Breshias, kreu i PD, Sali Berisha tha se pasaporta evropiane që premton kryeministri Rama është mashtrim. Sipas tij, kjo pasaportë ka fytyrën e krerëve të bandave dhe mbështetësve të tij që sot janë pas hekurave si kryebashkiaku Erion Veliaj, Lefter Koka etj.

Berisha në fund bëri thirrje që të gjithë të votojnë rrotacionin politik, ndryshimin: Noi Siamo Uno.

Sali Berisha: U tundi dje dhe sot shqiptarëve pasaportën evropiane. Pasaporta evropiane e Edi Ramës, ka fytyrën e tij, fytyrën e Taulant Ballës, Veliajt, Kokës, Ballës, Çyrbes, Safet Bajrit, Suel Çelës.

Ka fytyrën e bandave. Pasaporta e tij është mashtrimi i fundit që s’ka shqiptarë që e beson. Mos harroni kurrë se sot në 10 vite, 1 milionë shqiptarë morën pasaporta duke u larguar nga Shqipëria. T’i japim përgjigjen që e meriton më 11 maj.

Ju bëj thirrje ju dhe gjithë qytetarëve shqiptarëve, të ulen dhe të bisedojnë me cdo shqiptar që është regjistruar të votojë. Të votojnë rrotacionin, Noi Siamo Uno.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI