Flash

Chris LaCivita në takimin e PD: Vota, e vetmja rrugë për ta ndryshuar Shqipërinë!

Lapsi.al 13 April 2025
Chris LaCivita në takimin e PD: Vota, e vetmja rrugë për ta

Chris LaCivita, që tashmë është duke bërë fushatë bashkë me Sali Berishën u ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë Partinë Demokratike dhe të shpëtojnë Shqipërinë nga kriza ku e ka futur qeverisja e Edi Ramës. Në një fjalë të shkurtër në takimin me emigrantë, mbështetës të opozitës në Breshia, LaCivita u shpreh se:

"Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë.

Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë,. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri".

Civita ka qenë një ndër menaxherët e fushatës së Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktualisht ai mban postin e kreut të Komitetit Kombëtar Republikan (Republican National Committee – RNC)që  është struktura më e lartë organizative dhe drejtuese e Partisë Republikane në SHBA.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI