Flash

Plagosi 3 persona në Athinë, 32 vite burg për shqiptarin Nardi Idrizi

Lapsi.al 13 April 2025
Plagosi 3 persona në Athinë, 32 vite burg për shqiptarin Nardi

Gjykata e Athinës dënoi me 32 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. Ai akuzohet si autor i plagosjes së 3 personave nga Kreta në dhjetor të vitit 2023. Ngjarja ndodhi pas një konflikti çasti, ku Idrizi qëlloi me armë zjarri drejt dy vëllezërve dhe shokut të tyre.

38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen, ndërsa pak javë më parë u vetëdorëzua tek autoritetet greke. Gjatë procedurës gjyqësore, tre të plagosurit nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë. Idrizi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku nga 32 vjet burg, duhet të vuajë vetëm 20 vjet.

Nardi Ismet Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI