Flash

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh votën se vend mbi tokë nuk do kesh

Lapsi.al 11 April 2025
Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh votën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë edhe një paralajmërim gjatë fjalës që mbajti në hapjen e fushatës elektorale në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Berisha i kërkoi Ramës të mos prekë votën e shqiptarëve në 11 maj.

“Të dashur miq, sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën. Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, u gozhdua narkoshteti. Zotimi solemn se shqiptarët do votojnë të lirë.

Dhe unë i them Edi Ramës, mos prek votën se në mënyrë absolute mbi tokë vend nuk do kesh. Jo! Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi dhe këtij kombi. Po ikën me turp si e keqja më e madh pas Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve" - tha Berisha.

“Çfarë kërkojmë ne? Po kërkojmë që Shqipërinë ta bëjmë të jetueshme. Po kërkojmë që Shqipëria të krenohet me prodhimet e saj. Po kërkojmë që të rinjtë e saj të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri dhe jo të ëndërrojnë të ikin nga Shqipëria.

Ndaj dhe le të bëjmë këtë muaj, muajin e përpjekjes të jetës sonë. Muajin e vendimeve më të rëndësishme të jetës sonë. Muajin për t’u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve fitoren. Me 12 maj të mblidhemi në këtë shesh të festojmë së bashku për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë që meritojmë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI