Flash

SPAK çon në gjykatë 27 të pandehur për trafik ndërkombëtar migrantësh dhe korrupsion

Lapsi.al 11 April 2025
SPAK çon në gjykatë 27 të pandehur për trafik

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një dosje të bujshme penale dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, të akuzuar si anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikim ndërkombëtar të emigrantëve, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë zbuluar një skemë të gjerë kriminale me përmasa transnacionale, që përfshinte shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët gjatë viteve 2022-2024 kanë organizuar kalimin e paligjshëm të mbi 650 shtetasve të huaj, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni, përmes territorit shqiptar, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Të pandehurit janë:

Endri Seiti, Luan Tafalla, Km Shaqiful Islam, Endrit Ismailaj, Alok Mittra, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Altin Hasani, Edmond Braha, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arjel hoxha, Orkid Pijaneci, Arba Hysenllari, Ermal Hoxha, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Arben Domi.

Akuzat

Të pandehurit përballen me një sërë veprash penale, përfshirë:

Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve në formë të strukturuar,

Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim,

Krijim dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal,

Korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë,

Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Skema kriminale

Sipas SPAK, veprimtaria kriminale konsistonte në:

Rekrutimin e emigrantëve nga Azia dhe Afrika përmes agjencive në Dubai dhe Kamerun.

Aplikime fiktive për punësim në shoqëri tregtare në Shqipëri, që shërbenin si mbulesë për pajisjen e tyre me vizë D.

Falsifikim masiv dokumentesh, përfshirë kontrata pune dhe qiraje, ftesa, çertifikata dhe dokumente gjuhësore.

Përfshirje të zyrtarëve të Policisë Kufitare, të cilët dyshohet se ndihmonin në pajisjen me viza.

Transportim i organizuar nga Dubai/Kamerun drejt Rinasit, pritje, akomodim dhe më pas kontrabandim përmes rrugës ballkanike drejt BE-së.

Në shumë raste, shtetasit e huaj paraqiteshin për pak ditë në kompanitë shqiptare dhe më pas zhdukeshin, duke vazhduar rrugën drejt perëndimit.

Çdo emigrant ka paguar nga 6.000 deri në 8.000 euro për shërbimet e paligjshme, kryesisht përmes sistemit informal “Hawala”. Këto para janë dërguar fillimisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri.

Nga kontrollet e kryera, janë sekuestruar:

700.000 dollarë amerikanë

400.000 euro

4.000 paund britanikë

520.000 lekë

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI