Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

"Sjellim ndryshimin", Mundësia çel fushatën me autobus me takimin e parë në Shkodër

Lapsi.al 11 April 2025
"Sjellim ndryshimin", Mundësia çel fushatën me

Partia Mundësia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit këtë të premte, me takimin e parë në Shkodër, pjesë e një turi nga Shkodra në Sarandë në 10 qytete.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se gjatë gjithë kësaj periudhe, në takimet në terren, ka gjetur mbështetje dhe pëlqyeshmëri nga qytetarët për programin e forcës politike që ai drejton. Kjo, tha ai për arsyen sepse shqiptarët në këto zgjedhje duan dhe presin ndryshimin e qeverisjes së vendit.

“Sot vendoset fati i Shqipërisë, do vendoset nëse do vazhdojmë të qeverisemi nga një qeveri që mendon për një grup njerëzish, të largojnë shqiptarët të mbajnë peng e të mos lejojnë njerëzit si ty e si bashkëshortja jote të kenë mundësi t’ja dalin pa nevojën e lidhjeve politike apo pazareve” i tha Shehaj një qytetari i cili e pyeti:

“Si mund ta ndryshojmë këtë sistem?”

Shehaj: Duke mos bërë asgjë, e duke u futur në garë pasi të mbarojë gara e sigurt që nuk ndryshon gjë. Ndryshon duke besuar në projektin politik që ne kemi filluar, jo duke na mbështetur ne, duke mbështetur ndryshimin, nuk mund të vazhdojmë edhe pas 35 vitesh me të njëjtët njerëz, me të njëjtën politikë, me të njëjtat premtime, me të njëjtat gënjeshtra. Po nuk reaguam, po nuk punuam, nuk ndryshon gjë.

Të gjithë ne e kemi nisur në jetë nga hiçi. Mos u merr me politikë, është e sigurt që merret politika me ty. Më besoni, mungon 1 muaj thuajse nga zgjedhjet, 1 muaj nuk është pak. Ne për fatin e mirë kemi mbështetje dhe një pëlqyeshmëri shumë të lartë. Sepse realisht shqiptarët duan ndryshimin dhe ne jemi e vetmja forcë politike që ndryshojmë nga partitë e vjetra dhe ndryshojmë dhe nga partitë e reja që duken sikur janë të reja por me aq pushtet sa kanë pasur janë sjellë më keq se të vjetrat.

Më tej Shehaj u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe premtoi se do të rikthehet sërish në Shkodër për të bërë prezantimin zyrtar të kandidatëve të Partisë Mundësia.

Në largim nga qyteti i Shkodrës, Agron Shehaj u ul vetë në timonin e autobusit me te cilin do përshkojnë Shqipërinë këtë të premte nga Shkodra në Sarandë.

“Shihemi në Lezhë, jeni në duar të sigurta” u shpreh Shehaj.

Turi i çeljes së fushatës së Partisë Mundësia do të transmetohet live për 12 orë në kanalin në Youtube të kryetarit Agron Shehaj dhe të gjitha rrjetet e tij sociale.

Të këshilluara

Prada blen Versace për 1.25 miliardë euro

Prada dhe Capri Holding gjejnë gjuhën e përbashkët për blerjen e Versace nga grupi italian. Marrëveshja parashikon blerjen e 100% të markës Medusa për një vlerë...

21:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43