Flash

Klodiana Lala: Pse u fshi kupola e Komisariatit 2 pas arrestimit të Altin Morinës

Lapsi.al 10 April 2025
Klodiana Lala: Pse u fshi kupola e Komisariatit 2 pas arrestimit të Altin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është "shkrirë" kupola drejtuese. Lala tha se nuk ka patur transparencë dhe dyshohet se kjo lidhet me arrestimin e Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA.

"Policia duhet të bënte transparencë për skandalin në Komisariatin nr. 2, kupola u fshi me një të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve atje, kanë ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish efektiv i RENEA, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Gjatë këtij aksioni ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Kam dyshime se gjithçka po ndodh në Komisariatin nr. 2, lidhet me arrestimin e Altin Morinës. Shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë. Mendoj se të gjithë efektivët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Policia nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.

Ka qëndruar AMP deri në 2 të mëngjesit duke kontrolluar dosje. Duhet hetim i thelluar por nuk mund të vijë njoftim çarçaf, disa reagime në rrjete sociale dhe portale që shpifin. Proda të japë llogari pse shefi i krimeve është transferuar 24 orë pas arrestimit të Morinës.

Ka tension të jashtëzakonshëm, më kanë sprehur shqetësim për presion dhe shantazh nga drejtuesit e policisë. Ftoj të bëjnë transparencë, por edhe për aktivitetin e lojrave të fatit, që kryhen në mënyrë të kamufluar. Policia nuk raporton rastet", - tha Lala. /TPZ

Të këshilluara

Prada blen Versace për 1.25 miliardë euro

Prada dhe Capri Holding gjejnë gjuhën e përbashkët për blerjen e Versace nga grupi italian. Marrëveshja parashikon blerjen e 100% të markës Medusa për një vlerë...

21:23

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI