Flash

"E bëra nga kurioziteti" Arnold Rrokaj nuk tregon pse hyri në e-mailet e prokurorëve

Lapsi.al 10 April 2025
"E bëra nga kurioziteti" Arnold Rrokaj nuk tregon pse hyri

Arnold Rrokaj ka pranuar para hetuesve se ka hakeruar email-et e tre prokurorëve të SPAK-ut, duke marrë prej tyre komunikime hetimore për të paktën tre çështje. Në pamje të parë, deklaratat e tij duken si një rrëfim i sinqertë. Por hetuesit janë të bindur se 27-vjeçari nuk ka thënë asgjë nga e vërteta e plotë.

“E bëra nga kurioziteti,” është shprehur ai, si për të minimizuar peshën e veprës. Por grupi i hetimit ka prova që ai nuk ka vepruar vetëm. Përkundrazi, besohet se të dhënat e hakeruara ia ka kaluar më tej Zambak Gjonit, jurist dhe ish-zyrtar i burgjeve. Ky i fundit, sipas burimeve të Top Channel, është tashmë nën arrest së bashku me Rrokajn.

Megjithatë, asnjëri nuk ka pranuar lidhjen mes tyre, dhe veçanërisht Rrokaj nuk ka zbardhur zinxhirin e plotë të bashkëpunëtorëve. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse SPAK dhe prokurori Bledar Maksuti po e hetojnë çështjen si grup i strukturuar kriminal.

Sulmi, i sinjalizuar më 12 mars 2025, u pasua nga një hetim intensiv që brenda 48 orëve çoi në identifikimin dhe ndalimin e dy personave. Por hetuesit dyshojnë se rrjeti nuk përfundon me kaq, dhe se në prapaskenë ka persona të tjerë që kanë përfituar ose kanë urdhëruar aksesin në të dhëna sensitive.

SPAK zyrtarisht ka deklaruar se nuk është cënuar sistemi i brendshëm, por vetëm postat elektronike të tre prokurorëve, përmes të cilave u synua marrja e informacionit hetimor. Dyshohet se fjalëkalimet e tyre ishin të thjeshta për t’u thyer — një detaj që i ka kushtuar rëndë besueshmërisë së strukturës më të lartë antikorrupsion në vend.

Po ashtu, është tentuar edhe depërtimi në kompjuterin e Altin Dumanit, kreut të SPAK, por përpjekja ka dështuar.

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ndalimin e publikimit të çdo materiali nga dosja hetimore, për të shmangur komprometimin e hetimeve dhe zbulimin e rrjetit të plotë. Prokurori Maksuti i ka kërkuar gjykatës vendosjen e përgjegjësisë penale ndaj çdo kujt që publikon të dhëna nga fashikulli, duke lënë të kuptohet se rreziku i ndërhyrjes ose manipulimit të hetimit nuk është aspak i mbyllur.

Ndërkohë, vetë Rrokaj vazhdon të luajë rolin e të vetmuarit “kurioz”, por grupi i hetimit nuk ia blen më këtë histori naive. Pyetja që qëndron pezull: kë po mbron me heshtjen e tij?

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI