Flash

Dy muaj në burg/ Veliaj: Jam ende në burg pa akuzë, prej një anonimi që nuk ekziston

Lapsi.al 10 April 2025
Dy muaj në burg/ Veliaj: Jam ende në burg pa akuzë, prej një

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot, pas dy muajsh qëndrimi në burg, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Ai thekson se ndodhet ende në burg pa gjyq dhe pa një akuzë konkrete, ndërsa falënderon publikisht ata që i janë gjendur pranë familjes së tij.

“Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.

Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.”

Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit, si pjesë e një hetimi të zgjeruar për procedurat që lidhen me koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Ai ka refuzuar çdo akuzë, ndërsa mbështetësit e tij e kanë konsideruar ndalimin si politik dhe të pajustifikuar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI