Flash

SMS mashtruese në WhatsApp, ekspertët japin këshilla si t'i dalloni

Lapsi.al 9 April 2025
SMS mashtruese në WhatsApp, ekspertët japin këshilla si t'i

Një mesazh që kërkonte të votohet një vajzë për të fituar një bursë shkolle është shpërndarë me shpejtësi në aplikacionin WhatsApp. Ekspertët e sigurisë kibernetike konstatuan se ishte një skemë mashtrimi që iu ishte dërguar kontakteve të afërta.

“Pasi viktima klikon në këtë link, ridrejtohet në një faqe që simulon një platformë votimi dhe i kërkon të vendos numrin e telefonit si dhe autorizimin për llogarinë WhatsApp duke përdorur një kod verifikimi me 8 karaktere.

Nëse autorizohet në WhatsApp-in e përdoruesit, aktorët keqdashës marrin akses të plotë në llogarinë WhatsApp të viktimës, të cilën e përdorin për të përhapur më tej fushatën dhe potencialisht për të mbledhur informacione sensitive të ruajtura në këtë aplikacion”, - thotë Sara Qoshi, përgjegjës Sektori i Mbrojtjes, Menaxhimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vuri në dijeni qytetarët ku iu kërkoi të bënin kujdes.

“Ekipi i ekspertëve ka hartuar një analizë teknike të cilën e kemi publikuar ne website zyrtar aksk.gov.al”, shprehet ajo.

LEXO EDHE: Mashtrim i ri me një SMS/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike u bën apel qytetarëve

Mashtruesit kibernetikë gjithnjë e më shumë po i avancojnë metodat e tyre ku duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale i bëjnë më të besueshme për përdoruesit e aplikacioneve, ndaj vëmendja duhet të jetë maksimale.

“Rekomandojmë për qytetarët të cilëve mund t’iu vijë një mesazh i tillë në rrjetet e tyre sociale, jo vetëm në Whatsapp sepse tani me anë të Inteligjencës Artificiale këto si fushata sa vijnë dhe sofistikohen, por qëllimi i tyre është i njëjtë, për të mashtruar qytetarët dhe rekomandojmë për qytetarët që t’i injorojnë këto linqe, pra mos t’i klikojnë dhe mos të vendosin të dhënat e tyre”, tregon ekspertja.

Rekomandimi tjetër është që të shihni nëse keni pajisje të tjera të lidhura në aplikacionin tuaj të Whatsappit. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI