Flash

Nisen emigrantë të tjerë nga Italia, do presin në Gjadër riatdhesimin

Lapsi.al 9 April 2025
Nisen emigrantë të tjerë nga Italia, do presin në

Mediat italiane shkruajnë se qeveria italiane ka nisur të tjerë emigrantë drejt kampit të Gjadrit. Me një dekret të saj, qeveria italiane e ktheu qendrën në Shqipëri në një CPR (Qendër të Paraburgimit për Riatdhesimit).

Nëse më herët aty mbaheshin emigrantë të shpëtuar në det në pritje të riatdhesimit tashmë në Gjadër do të qëndrojnë emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali dhe që janë në pritje të riatdhesimit.

TGCom shkruan se nga burimet portuale shqiptare një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi pritet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00. Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total janë 40 persona, aq sa është edhe kapaciteti aktual i CPR-së brenda kampit të Gjadrit. Autoritetet italiane kanë thënë se kapacitetin do ta rritin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI