Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian zhvilloi sot një seancë dëgjimore për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kërkesa për seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian u bë nga eurodeputetët e krahut të djathtë, pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane, ndërsa përfaqësues të institucioneve europiane raportuan për përgatitjet e qeverisë shqiptare për të siguruar më 11 maj, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në fokus të diskutimeve ishin problemet me demokracinë, situata e kriminalitetit, pastrimi i parave, përdorimi i pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën. Gjipali tha se situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë.
Ndërsa Hoxha dha alarmin se në Shqipëri, drejtësia politike po godet opozitën. Sipas tij, nëse Rama fiton zgjedhjet, Shqipëria do të jetë plotësisht një regjim autokratik.
Para eurodeputetëve foli edhe Berta López Domenèch, analiste e politikave europiane në Bruksel. Ajo tha se "Tirana ka bërë hapa drejt BE, por në të njëjtën kohë ajo që ka tërhequr vëmendjen nga brenda ka të bëjë me standardet demokratike, liria e medias, korrupsioni, ose krimi i organizuar, por edhe polarizimi i politikës është një nga shqetësimet".
Eurodeputetët ngritën shqetësimin për rënien e demokracisë, kapjen e drejtësisë, kriminalitetin dhe korrupsionin e lartë, si edhe përdorimin e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Ata parashtruan pyetje ndaj përfaqësuesve të thirrur nga Shqipëria për seancën dëgjimore dhe kërkuan informacione për masat e marra.
"Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë", tha njëri prej eurodeputetëve.
Pyetjet dhe konstatimet nga të pranishmit:
Michael Gahler (Grupi EPP): Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë cështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur? Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë ketyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqëndrohemi të çështjet negative në keto momente gjatë garës zgjedhore.
Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja.
Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?
Rihards Kols (Grupi Konservator dhe Reformist): Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike. Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.
Riho Terras (Grupi EPP): "Ne duhet të diskutojmë se si në javët e ardhshme të mbikëqyrim fushatën elektroale dhe zgjedhjet nga shumë afër, sepse ka një numër praktikash shqetësuese, nga zgjedhjet e kaluara. Dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e demokracisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht tani pranë zgjedhjeve. Përderisa ka shqetësime serioze, ne nuk duhet që ti neglizhojmë ato, por duhet që të ndihmojmë Shqipërinë që të zgjidhë këto shqetësime.
Ne duhet të diskutojmë se si në javët e ardhshme të mbikëqyrim fushatën elektroale dhe zgjedhjet nga shumë afër, sepse ka një numër praktikash shqetësuese, nga zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve shtetëtore, nuk është asgjë e re për qeverinë socialiste që është në qeveri.
Për vendin kandidat për në BE, kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në zgjedhje, pasi ka dhe probleme me korrupsionin. Bazuar në raportet e Komisioni Europian të viteve 2023-2024, niveli i lartë i korrupsionit është shqetësues dhe problemi nuk është adresuar siç duhet nga politika dhe nuk është luftuar siç duhet nga mekanizmat ligjorë.
Si mundet që BE-ja dhe institucionet e saj të shtyjnë qeverinë që të respektojë termat bazikë të zbatimit të ligjit dhe si mundet që këto institucione të inkurajojnë vendin të luftojë korrupsionin. Dua të pyes se cilat janë gjërat që kemi ne në dorë tani para zgjedhjeve, dhe jo ti diskutojmë këto gjëra më pas".