Flash

Del SONDAZHI/ Kë do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

Lapsi.al 9 April 2025
Del SONDAZHI/ Kë do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e tretë në nivel vendi tregojnë se: 40.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.

Dhe me radhë si më poshtë, 6.7% e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 4.4% “Partia Mundësia” 1.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.1% Koalicionin Euroatlantik, 1% Partia Social Demokrate, 0.9% partitë e tjera. Ndërkohë 13.5% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Një tjetër pyetje ishte: Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet? Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 57.7% e qytetarëve në Shqipëri parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS. Ndërkohë 20.3% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Koalicioni i drejtuar nga PD, 6.7% parashikojnë se do t’i fitojë Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, 1.9% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia, ndërkohë 11.5% e qytetarëve kësaj pyetje i janë përgjigjur nuk e di. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI