Flash

Sondazhi i fundit/ Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit

Lapsi.al 9 April 2025
Sondazhi i fundit/ Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.

Pyetjes: Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit? 44% e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama. Pas tij me radhë 22.9% Sali Berisha, 9.9% Adriatik Lapaj, 5.3% Agron Shehaj, 1.9% Arlind Qori dhe 11.2% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja e dytë e këtij lloji ishte: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

44% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23.5% Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 9.5% Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4.7%, 1.8% Lëvizja Bashkë, dhe 12.1 janë përgjigjur nuk e di.

Edi Rama, në matjen e tretë të Barometrit Euronews Albania, ka 51.9% mendim pozitiv dhe 44.9% mendim negativ. Adriatik Lapaj renditet i dyti për mendimin pozitiv, me 36.9 %, 34.6% mendim negativ dhe 28.5% janë përgjigjur nuk e di. Agron Shehaj renditet i treti, me 33.9% që kanë mendim pozitiv, 38.2% që kanë mendim negativ për të dhe 27.9% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 32.1% mendim pozitiv për të dhe 63.1% mendim negativ. Arlind Qori, 25.2% mendim pozitiv, 33.5% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di. Dashamir Shehi ka 24.3% mendim pozitiv, mendim negativ 44.2 % dhe 31.5% janë përgjigjur nuk e di. 

Tom Doshi ka 22% mendim pozitiv, 52.1% mendim negativ dhe 25.9% janë përgjigjur nuk e di. Elena Kocaqi ka 15.2% mendim pozitiv, 21.8% mendim negativ dhe 63% janë përgjigjur nuk e di. 

Lulzim Basha 12.6% mendim pozitiv, 78.3% mendim negativ dhe 9.1% janë përgjigjur nuk e di. Kreshnik Osmani ka 7.9% mendim pozitiv, 20.2% mendim negativ dhe 71.9% janë përgjigjur nuk e di. Edmond Stojku ka 6.5% mendim pozitiv, 22% mendim negative dhe 71.5% janë përgjigjur nuk e di. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI