Flash

Berisha për Ramën: Kopjon dhe imiton si majmuni

Lapsi.al 9 April 2025
Berisha për Ramën: Kopjon dhe imiton si majmuni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Lushnje, nga ku prezantoi kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës, kryedemokrati u ndal ndër të tjera edhe te kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se Rama duke e quajtur atë “buf” dhe në të vërtetë i ka dhënë epërsi për fushatën. Ai u premtoi qytetarëve se do përdorë të gjithë eksperiencën dhe mençurinë e tij për ta përzënë Ramën nga pushteti më datë 11 maj.

"Ai që më quan mua buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju.

Kopjon dhe imiton si majmuni. Sot deklaronte se do prodhojmë made in Albania makina ushtarake, jo mor jo do ta fillojmë me qumështin, me frutat me zarzavatet, do ta fillojmë me biznesin e vogël, me biznesin e madh, do të prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë. Shqipëria do jetë prodhuese dhe vetëm prodhuese" - tha Berisha.

Ai tha se rikthimi i tij në krye të partisë dhe kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit nuk vinë si ambicie për para apo luks. Në takimin në Lushnje, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Berisha tha se ai u rikthye për të mos ia lënë kontrollin e opozitës kryeministrit Edi Rama.

"Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Berishën) e merr pas vetes.

E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI