Flash

Reportazhi i ANSA në Gjadër/ Paqartësitë e emigrantëve që vijnë të premten

Lapsi.al 10 April 2025
Reportazhi i ANSA në Gjadër/ Paqartësitë e emigrantëve

Qendra e emigrantëve të Gjadrit i ngjan një blloku gjigant betoni i zhytur në fshatrat e periferisë shqiptare, midis disa fermave të shpërndara dhe disa guroreve. Të vetmet zhurma janë ato të traktorëve apo furgonëve të shndërruar në autobusë që udhëtojnë përgjatë rrugës me gunga.

Nën një qiell që nuk premton asgjë të mirë, një çift çiklistësh shohin instinktivisht drejt portës së madhe gri, të tërhequr nga zhurma e shurdhër e mbylljes së saj. I njëjti zë që nesër do të pasojë hyrjen e 40 emigrantëve që vijnë nga Italia. Ata do të largohen nga CPR-ja në Brindizi dhe do të hipin në anijen “Libra”, për atë që mund të jetë dislokimi i fundit nën flamurin italian të mjetit lundrues i cili pas pak muajsh do të kalojë në flotën shqiptare.

Për të katërtën herë, qeveria italiane po tenton të transferojë emigrantët në anën tjetër të Adriatikut. Këtë herë, megjithatë, nuk duhet të ketë ndonjë surprizë të veçantë falë dekretit të 28 marsit të kaluar që lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka konfimruar qëndrimin e tyre në një CPR, ashtu si ajo shqiptare. Në objekt gjithçka duket gati, edhe pse koha e transferimit dhe kombësia e 40 emigrantëve që do të vijnë nuk janë ende të qarta.

"Ne kemi një paqartësi të madhe" - thotë Francesco Ferri, një aktivist i ActionAid dhe anëtar i tryezës për Azilin dhe Imigracionin që vizitoi qendrën sot. “Kemi përshtypjen se me ndryshimin e banuesve të kësaj strukture është rritur edhe më tej niveli i paqartësisë, shenjë e vështirësisë nga ana e qeverisë” – shtoi ai. Të njëjtin mendim ndau edhe deputetja e Partisë Demokratike, Rachele Scarpa, e cila drejtoi delegacionin në një vizitën në këtë objekt.

“Paqartësia e informacionit që kemi në dispozicion është e plotë”, - thotë ai. "Nuk e dimë se kur do të mbërrijnë këta persona, nga cila CPR vijnë, apo nga çfarë kombësie janë. E vetmja gjë që kemi arritur të mësojmë është se janë 40 persona, siç ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm Piantedosi. Ka një klimë të mungesës së transparencës që duhet të na bëjë të reflektojmë" – shton Scarpa.

Nga ana tjetër e Adriatikut vjen tashmë edhe jehona e konkluzioneve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për protokollin Itali - Shqipëri të publikuar pikërisht në prag të një tjetër transferimi.

“Një shtet anëtar – shkruan Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës, Richard de la Tour – mund të përcaktojë me akt legjislativ vende të sigurta të origjinës”, siç ka bërë Italia. Por, ka një “por” dhe është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Shteti në fjalë, duhet të "zbulojë, për qëllime të shqyrtimit gjyqësor, burimet e informacionit mbi të cilat bazohet përcaktimi", mbi të cilat e drejta e gjyqtarëve për të verifikuar legjitimitetin e tij mbetet e pandryshuar.

Një opinion, ai i avokatit, i cili në asnjë rast nuk është i detyrueshëm ndërkohë që Brukseli pret vendimin e Gjykatës, i cili pritet nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.

Në pritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe polemikave, në Gjadër po përgatiten të presin emigrantët e parë në një zonë që aktualisht mund të ketë 48 persona, por “që do të bëhen 144”, siç ka përsëritur sot drejtori qendror i Policisë Kufitare dhe Emigracionit, Claudio Galzerano, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese. Ai mbrojti vendimin e qeverisë për përdorimin e objektit shqiptar.

"Nëse CPR-të funksionojnë të qenit në gjendje të llogarisim në vende shtesë për të kryer veprimtarinë e njohjes konsullore në përgatitjen për aktivitetin e riatdhesimit bëhet thelbësore. Avantazhi është të kesh 15% më shumë vende se sa audienca që kemi në dispozicion dhe për rrjedhojë lehtësimi i numrit të riatdhesimeve” – tha ai.

Në Itali ka 10 qendra, me një disponueshmëri teorike prej 1400 vendesh "por disponueshmëria aktuale është pak më shumë se 700 sepse ato janë vazhdimisht subjekt i shkatërrimit", shpjegoi ai, duke kujtuar se "një në dy të burgosur në CPR-të riatdhesohen".

Ndërkohë, në Gjadër retë e kanë mbajtur premtimin dhe pikat e shiut kanë filluar të bien mbi gardhet e çelikta, ndërsa një fermeri nga ferma aty pranë hedh një mbulesë dhe strehohet nën kasollen prej druri të shtëpisë së tij. Pa gardhe. ©ANSA, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI