Flash

Qeveria e re gjermane "godet" premtimin e Ramës: Asnjë anëtar i ri në BE derisa...

Lapsi.al 10 April 2025
Qeveria e re gjermane "godet" premtimin e Ramës: Asnjë

Kryeministri Edi Rama e ka vënë anëtarësimin në BE në qendër të premtimeve në fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit. Në çdo dalje të tij kërkon votën e shqiptarëve duke premtuar pasaportën e europiane. Por ky premtim duket se ka marrë një goditje të fortë nga Berlini.

Qeveria e re gjermane e krijuar nga një koalicion tripartiak mes CDU, CSU dhe SPD ka përcaktuar qartë bllokimin e zgjerimit me vende të reja deri në një reformim të vetë BE-së.

Sipas asaj që raporton BILD, në marrëveshjen e koalicionit thuhet: "Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, më së voni me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht".

BILD shkruan se kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan. “Qeveria e re po ndalon në thelb zgjerimin e BE-së. Ajo kërkon një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse si kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes” – shkruan tabloidi gjerman.

Rama ka vendosur si synim anëtarësimin në Union brenda 2030-ës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI