Flash

Skandali i Hagës/ E quajti Republikën e Kosovës, "Kosova dhe Metohija"

Lapsi.al 10 April 2025
Skandali i Hagës/ E quajti Republikën e Kosovës, "Kosova dhe

Një dokument i publikuar së fundmi ka zbuluar një skandal të rëndë brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”. Kjo shprehje që përdoret nga Serbia për ta përçmuar shtetësinë e Kosovës.

Skandali ndodhi më 11 nëntor 2022 kur po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së. Sipas dokumentit, Goxhuli mbeti i shtangur kur një prej hetuesve e përdori këtë term gjatë leximit të një dokumenti zyrtar. Ai e cilësoi referencën si "thellësisht fyese" dhe më pas e paraqiti rastin pranë Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ është fyes dhe bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës. ZPS-ja duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme në një proces që pretendohet se zhvillohet në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në ankesën e Goxhulit. Sipas tij, nuk bëhej fjalë për një lapsus apo keqkuptim, pasi termi ishte lexuar nga një dokument zyrtar, gjë që ngre dyshime serioze për qasjen e ZPS-së ndaj shtetësisë së Kosovës.

Nga ana e saj, ZPS-ja e ka pranuar se termi është përdorur gjatë intervistës dhe e ka cilësuar si një gabim të paqëllimshëm. Ata kanë deklaruar se ky nuk është një formulim që përdoret në mënyrë të zakonshme në dokumentet e tyre zyrtare dhe kanë ndërmarrë masa për të mos e përsëritur. Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Sefer Goxhulit, i cili kërkoi që Avokati i Popullit të ndërhynte dhe të konstatonte shkeljen.

Në vendimin e tij, Avokati i Popullit pranoi se termi ishte fyes për ankuesin, por e hodhi poshtë ankesën, duke u arsyetuar se përdorimi i termit ishte bërë “pa qëllim” dhe se ZPS-ja kishte marrë masa për të shmangur përsëritjen. “Pas shqyrtimit të Kushtetutës së Kosovës dhe të instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, nuk u gjet se ishte shkelur ndonjë e drejtë e mbrojtur”, thuhet në vendim.

Pavarësisht praniminit të gabimit nga prokuroria, Avokati i Popullit nuk e ka konsideruar atë të mjaftueshëm për ta mbështetur ankesën e qytetarit. Ky rast ka nxitur shqetësime serioze për qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare ndaj shtetësisë së Kosovës dhe sjell pyetje të reja për legjitimitetin e qasjes së tyre. /LAPSI.al

Të këshilluara

Prada blen Versace për 1.25 miliardë euro

Prada dhe Capri Holding gjejnë gjuhën e përbashkët për blerjen e Versace nga grupi italian. Marrëveshja parashikon blerjen e 100% të markës Medusa për një vlerë...

21:23

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI