Flash

Lubonja: Rama luan me dy porta, a do mundet LaCivita të kthejë rrotën për Berishën

Lapsi.al 10 April 2025
Lubonja: Rama luan me dy porta, a do mundet LaCivita të kthejë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Amerika ka rëndësi për shqiptarët, por ne duhet të rritemi të krijojmë autonomi ndaj fuqive të mëdha.

“Amerika ka rëndësi për shqiptarët. Unë kam qenë gjithmonë i asaj tezës që shqiptarët duhet të rriten dhe të krijojnë një lloj autonomie nga këto fuqitë e mëdha, në kuptimin e mendësisë. Por, ne e dimë që këtu Amerika është përdorur. E ka përdorur Rama kur i përmendte Berishës “a e kalon dot Atlantikun”. E përdorte si “partnerët tanë” kur këta e akuzonin për kanabisin. Lu-ja ka dalë atje në atë kohë.

Amerikanët kanë një lloj rëndësie. Në rastin e PD amerikanët marrin një lloj rëndësie, por deri në nivelin e LaCivita nuk mund të them që amerikanët kanë bërë deklarata publike, politike në favor të Berishës dhe kundër Ramës. Deri tani. Unë nuk e di se çfarë do të thotë LaCivita.

Amerikanët e kanë bërë influencën këtu me ambasadat përgjithësisht. Sorosi nuk është Departamenti i Shteti. Ai është në punën e vet dhe mund të mbështesë një të majtë apo kë të dojë. Sorosi i ka dhënë mbështetje Ramës te administrata amerikane, te Klinton, te Blinken.

Opozitës i duhet një mbështetje nga administrata amerikane. A arrin LaCivita që ta kthejë rrotën që të flasë Ambasada Amerikane kundër Ramës? Të flasë Rubio dhe të mbështesë Berishën? Këtë do ta shohim.

Këtë nuk e shoh deri tani. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë nesër. Sa do të ndikojë në zgjedhjet? Kjo mbetet për t’u parë. Ishte gjithë ajo mbështetje me Yuri Kim, me 30 mijë vota ndryshoi rezultati i zgjedhjeve në 2021-in. Votat përcaktohen nga shqiptarët. Rama i kontrollon njerëzit, nuk bën dot gjë Amerika.

Kjo formula që ka gjetur Rama me Trump dhe Kushner është ambiguitet. Është interesante t’i thellohesh sepse ai luan me dy porta. Ai thotë që Trum ishte bekim për Amerikën, por edhe për Europën. Ka një tezë në Europë që ky është rasti që Europa të krijojë pavarësi nga SHBA-ja” – tha Lubonja në emisionin Open në News 24. /LAPSI.al

Të këshilluara

Prada blen Versace për 1.25 miliardë euro

Prada dhe Capri Holding gjejnë gjuhën e përbashkët për blerjen e Versace nga grupi italian. Marrëveshja parashikon blerjen e 100% të markës Medusa për një vlerë...

21:23

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI