Flash

Kurti mirëpret njohjen nga Sudani: Faleminderit presidentes Osmani dhe partnerëve

Lapsi.al 13 April 2025
Kurti mirëpret njohjen nga Sudani: Faleminderit presidentes Osmani dhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gëzim për njohjen e Kosovës nga Sudani, duke theksuar se kjo është një tjetër njohje e rëndësishme për shtetin dhe një mundësi më shumë për miqësi për popullin e Kosovës.

Në një deklaratë të tij, Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ka shprehur falënderimet e tij për presidentin e Sudanit për këtë vendim. Po ashtu, ai ka falënderuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për angazhimin e saj dhe ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme nga miqtë dhe partnerët e Kosovës.

“Shteti ynë ka fituar një njohje të re dhe populli ynë ka fituar një mik të ri. Jemi të lumtur për njohjen e Kosovës nga Sudani, që vjen pak javë pas njohjes nga Kenia. Shpresojmë që marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë të thellohen dhe forcohen”, ka thënë Kurti. Ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës dhe ka falënderuar presidentin e Sudanit për këtë hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, si dhe ka falënderuar presidenten Osmani dhe aleatët për mbështetje të vazhdueshme. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI