Flash

"Bufi plak?"/ Berisha: Vitet e mia janë bio, Rama ngjan si gjyshi i Gramoz Ruçit

Lapsi.al 11 April 2025
"Bufi plak?"/ Berisha: Vitet e mia janë bio, Rama ngjan si gjyshi

Kryedemokrati Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, në fjalën e tij në mitingun që çeli fushatën e PD-s për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në përgjigje të komenteve të Ramës, që vazhdimisht e cilëson ‘bufi plak’, Berisha tha se vitet “forca e burrit matet me dashurinë dhe pasionin që ka për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij”. Vetë tha se është bio, ndërsa kryeministrin e krahasoi me gjyshin e Gramoz Ruçit.

“Edvin, vitet e Sali Berishës janë që të gjitha bio. Edvin, me atë vetting për të cilin mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.

Sa i përket moshës, ju garantoj se ai, s’e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Nuk e di ti, se ti vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet me dashurinë dhe pasionin që ka për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij” - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI