Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

“4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon mashtrimin: As vizë dhe as punë

Lapsi.al 11 April 2025
“4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një tjetër rast mashtrimi për letra në vendet e Bashkimit Europian. Një qytetar u ankua në emisionin investigativ se në vitin 2024 ka kontaktuar me një person që nxirrte viza pune për në Sllovaki. Ai thotë se e ka rekomanduar një shoku i tij.

“E kontaktova shok pak shoku, numër pas numër. Më thanë se nxirrte letra sllovake. Quhej Elton Musaj dhe ishte me origjinë nga Berati” thotë qytetari. Më tej shton se, ky person u ka thënë se duhet të paguanin fillimisht nga 1500 euro për person.

“Jemi 3 shokë që kemi bërë këtë pagesë. 90 % të pagesës e kemi bërë me pikat e transfertave të parave dhe kemi faturat. Një pjesë ia dhanë në dorë shokët e mi kur ishin në Shqipëri. Në këto pikat e transfertave gjysmat i kemi dërguar te ky emër dhe gjysmat te një person tjetër serb. Eltoni na thoshte se se pasi të paguani do vijojmë me dokumentet, me shenjat e gishtave etj” thotë qytetari.

Ata kanë edhe një audio ku personi u thotë se erdhën letrat dhe tani shpresojnë të aprovohen. “Dje erdhën dokumentet të përkthyera, që i kishin vajtur atij, edhe të hënën ai do të bëjë aplikimin për gishtat. Tani ça fati të keni vëlla. Kur t’ju thërrasë, kur t’ju vijë takimi nga policia, do t’ju thërrasë 3-4 ditë para të vini. Mirë vëlla, hajt se e mori rrugën tani s’ka ça bën më! Unë shpresoj megjithë shpirt, inshalla nga gjysma e nëntorit që t’a japin. Është çik e vështirë po do Zoti, ça fati të keni!” thotë ai.

Ndërkohë, denoncuesi shton se në total, paguan te Eltoni shumën prej 4500 eurosh. “Na ra nga 1500 euro secili. E bëmë pagesën në muajin tetor 2024. Tani prit e prit se na thanë për disa javë. Jemi në prill dhe asnjë veprim. I kemi kërkuar paratë dhe na thotë jo sot e nesër. Jo prisni, s’kam e gjëra të tjera. Na gënjen dita-ditës. Mirë që na mori paratë, po tani s’na hap as telefonin. Duam ta denoncojmë mos të mashtrojë persona të tjerë” pohon qytetari.

Fiksi kontakton me personin në fjalë, Elton Musaj, i cili e pranon se u ka marrë paratë. “I kam unë mbi shpinë. Do ua jap, po tani s’kam pasur mundësi. Unë kam sjellë vëllain në Sllovaki, njihja një person nga Serbia që kishte firmë dhe ai i bënte. E bëra më shumë për t’i ndihmuar po tani ai (serbi) s’më hap as telefonin dhe s’e kam takuar më. U kam thënë se do ua jap unë se mua më ngeli” pohon ai.

Fiksi e pyet nëse ka apo jo agjenci, apo si individ. “S’kam agjenci, e bëja për të ndihmuar. Unë i kam marrë paratë dhe unë do ua jap. Do ua jap me këste. Këtej në Sllovaki kanë mbyllur aplikimet dhe nuk pranojnë më. Jam zënë ngushtë dhe unë s’kam ndonjë rrogë të madhe. Paratë i ka marrë ai Serbi. Shkova në Vjenë dhe e takova 5 minuta. Më pas u zhduk dhe tani nuk kontaktoj dot më” pohon Eltoni.

Fiksi e pyet disa herë se si mund të vepronte në këtë mënyrë duke u marrë para dhe mos t’u vijë në ndihmë, teksa ai shton se “do ua kthej me këste …” /Top Channel

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43