Flash

PAMJET/ Shpërthim i fuqishëm në një stacion treni në Athinë

Lapsi.al 11 April 2025
PAMJET/ Shpërthim i fuqishëm në një stacion treni në

Një bombë shpërtheu pak pas orës 21:30 të kësaj të premteje në jashtë zyrave kompanisë “Hellenic Train” në Syggrou Avenue në Athinë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Sipas informacioneve të mediave greke, një person i panjohur kishte telefonuar dhe paralajmëruar për vendosjen e një bombe rreth pres 20:53. Ai tha se “bomba do të shpërthejë për 35-40 minuta” ndërsa theksoi se kjo “nuk është mashtrim”.

Oficerët e policisë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë gjetur një skuter pa targa në të cilin ishte vendosur një çantë shpine me dry. Zona është mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që vjen me një motor dhe braktis çantën pranë një kolone. Pak çaste më pas ndodh një shpërthim i madh. Një hetim paraprak është duke u kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimeve të Posaçme të Dhunës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI