Flash

Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, i dhurojnë fanellën e Juves me numrin 5

Lapsi.al 13 April 2025
Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, i dhurojnë

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet për fushatën elektorale me diasporën në Milano, të Italisë. Gjatë hyrjes së tij dhe pak para se ai të merrte fjalën, kryeministri mori si dhuratë një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, që është dhe nurmi që ka Partia Socialiste në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit.

"Ta keni me fat", i tha futbollisti italian që ia dhuroi fanellën, ndërsa kryeministri e falenderoi dhe u nis për të mbajtur fjalën në podium.

"Jam shumë mirënjohës se në një ditë pushimi keni vendosur të jeni këtu me një mirëpritje të jashtëzakonshme. Eshtë hera e parë në historinë tonë të zgjedhjve që edhe ju edhe gjithë shqiptarët jashtë kufinjve të zgjedhin papaptur nevojë të vijnë në Shqipëri. Dhe në vend që të vini ju në Shqipëri vijmë ne tek ju.

Tani cdo shqiptar do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit po lëvizur nga ku jeton. Ishte thënë që në të parat zgjedhjet ku shqiptarët e evropës dhe botës marrin pjesë, fati ynë të na sillte në një zgjedhje që është një përballje përfundimtare me historinë tonë. Një votë për të bërë histori për të ndryshuar kahun e historisë" - tha Rama.

"BE na ka dhënë një plan të dakodësuar, të mbyllim negociatat brenda viti 2027. E pra pikërisht tani që situata e përgjithsme është e turbullt, gjemimet e kërcënimet e luftës paralajmërojnë kohë të vëshitra. Ne nuk mund ta humbasim kurrsesi këtë shans, as për mustaqët e kujtim Gjuzit dhe as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Prandaj sot është dita që cdo shqiptar që jeton në shqiperi, Itali ose gjetkë dhe që do tu lërë fëmijëve një gjë të madhe është mundësia për ta bërë realitet duke tejkaluar ndasitë partiake. Për ta bashkuar shqipërinë të tërë në sofrën e Bashkimit Evropian. Dhe sa më të bashkuar, sa më të vetë dijshëm për fatin që na ka ardhur si zogu në dorë aq më e sigurt është më duart tona do ti japin fund historisë së një populli të trajtuar si populli i dorës së dytë" - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI