Flash

Chris LaCivita ndjek Berishën deri në Itali (FOTO)

Lapsi.al 13 April 2025
Chris LaCivita ndjek Berishën deri në Itali (FOTO)

Sali Berisha është shfaqur këtë të dielë në Breshia, në krah të emigrantëve shqiptarë që e kanë pritur mes flamujve kombëtarë e jehonës së himneve shqiptare dhe italiane. Por ajo që bie në sy është prania, në çdo hap, e Chris LaCivita – njeriut që menaxhon strategjinë elektorale të Partisë Demokratike shqiptare dhe që njëherazi ka qenë një ndër menaxhuesit e fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Me një profil të fortë republikan, LaCivita duket se do të qëndrojë përkrah Berishës në këtë betejë politike ku ish-kryeministri i përjashtuar nga Kuvendi kërkon të kthehet si përfaqësues i “Shqipërisë Madhështore”. Prania e LaCivita në Itali është një sinjal që PD e Berishës kërkon të japë, me idenë që non grata është tejkaluar dhe opozita shqiptare është e lidhur me republikanët e SHBA.

Në fjalimet e tij gjatë ditëve të fundit në mitingjet e PD në Shqipëri, LaCivita ka bërë thirrje për të votuar kundër atij që e quan “regjimi i Edi Ramës”.Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD-së ka folur shkurt edhe drejtuesi i saj Chris LaCivita.

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.

Edhe këtu do të dështojnë. Pse? Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë, më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,

dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme? Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!” – tha ai.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI